Procedurat e gjoksit

Zmadhimi i gjoksit


Për të zmadhuar masën dhe vëllimin e gjinjve, është e detyrueshme që të përdoret një lloj transplantimi, që fatkeqësisht nuk është i mundur të zëvendësohet nga ndonjë ind i vetë trupit. Sot mbizotëron përdorimi i transplantimeve të silikonit, të cilat në 45 vjetët e përdorimit janë vërtetuar absolutisht të sigurta nga pikëpamja mjekësore. Tashmë është vërtetuar që nuk shkaktojnë neoplazma apo sëmundje autoimunitare, siç kemi druajtur në të kaluarën. Nga ana teknologjike ato janë përmirësuar në shkallë të atillë që një rrjedhje e molekulave të silikonit jashtë mbështjellës është e pamundur. Si rrjedhojë, nuk është nevoja as që të ndalohet dhënia e qumështit të gjirit pas kësaj procedure kirurgjike. Transplantimet e përdorura sot janë gjithashtu tejet të rezistueshme, mund t’i bëjnë ballë trysnisë dhe të zgjasin në kohë. Mundësia se mund të ndodhë diçka e pakëndshme gjatë udhëtimit me avion është një legjendë tjetër që ka lindur nga barcaletat dhe anekdotat e panumërta që kanë pasur tradicionalisht në qendër pikërisht këtë operacion. 

Ekzistojnë dy lloje transplantimesh në varësi të përmbajtjes së tyre: ato që janë me mbushje të gatshme me xhel silikoni dhe ato të cilat kirurgu i mbush gjatë operacionit me I.V., që është ujë i distiluar me një sasi të vogël sodium klori të tretur. Transplantimet me mbushje të gatshme përdoren dendur duke qenë se kanë një sërë avantazhesh kundrejt llojit tjetër, pasi xheli ka të njëjtat veti dhe të njëjtën peshë të veçantë me gjëndrën e gjirit, dhe mbetet konstant me kalimin e kohës. 

Mbi muskulin kryesor të kraharorit, Poshtë muskulit kryesor të kraharorit  

Transplantimet mund të vendosen mbi ose nën muskulin kryesor të gjoksit. Mënyra mbi muskul parapëlqehet pasi jep një rezultat më natyral që nuk varet nga lëvizja e muskulit. Në të kaluarën, vendosja nën muskul kishte avantazhin se ulte mundësinë e tkurrjeve të kapsulës së transplantimit, që tani, me ndryshimin e materialit të sipërfaqes së tyre të jashtme, janë zvogëluar në përqindje 1,5 për qind – që është ndjeshëm më e ulët se 35 për qindëshi i dikurshëm. 

ένθεμα σιλικόνης κάτω από τη θηλή, από τη μασχάλη, κάτω από το στήθος

Në këtë pikë duhet të japim pak më shumë informacion për tkurrjet e kapsulës. Transplantimet, megjithëse prodhohen me materiale absolutisht të përshtatshme, mbeten gjithsesi një trup i huaj. Organizmi njerëzor përpiqet t’i izolojë ato, duke krijuar rreth tyre një kapsulë, ose me fjalë të tjera një membranë. Kjo kapsulë, megjithëse merr formën e secilit trup, bëhet e njehsueshme deri në 98.5 për qind, por në një përqindje të vogël prej 1.5, për arsye të caktuara të cilat ne ende nuk i njohim, kontraktohet, domethënë tkurret duke ngushtuar transplantimin. Kjo tkurrje mund të jetë në një shkallë shumë të vogël saqë nuk vihet re, ose mund të shkaktojë shfaqjen e një sipërfaqeje të valëzuar në gji, e cila shfaqet dhe zhduket sipas rastit, ose mund ta bëjë gjirin të fortë apo si përfundim ta kthejë gjirin në një lëmsh të ngurtë. Të gjitha këto luhatje përfshihen në 1.5 përqindëshin dhe në shumicën e rasteve mjafton të bëjmë një masazh të thjeshtë. Ky ndërlikim është qartësisht i një natyre estetike dhe nuk prek aspak shëndetin e individit. Zgjidhja e këtij problemi, në ato raste kur kontraktimet bëhen të bezdisshme, është që të thyhet kjo kapsulë ose me shtypje nga jashtë, ose me ndërhyrje kirurgjike duke e hequr transplantimin dhe duke e prerë kapsulën dhe duke e futur transplantimin prapë në vend. 

Prerja për rritjen e gjoksit mund të bëhet rreth thimthave, nën sqetull ose nën palosjen e gjirit. Gjatësia e prerjes është 4,5 cm, që është gjatësia minimale nga e cila transplantimi mund të futet. Zgjedhja ime e parë për prerjen është nën palosjen e gjirit, dhe për sa i përket pozicionit të transplantimit, është mbi muskulin kryesor të kraharorit. Këto preferenca bazohen në vëzhgimin e një numri të madh rastesh që përfshijnë të gjitha llojet e prerjeve dhe të dyja pozicionet e transplantimit, i cili më ka çuar te përfundimi se kjo metodë siguron një rezultat të natyrshëm, konstant në kohë dhe jetëgjatë, ndërsa në 8-12 muajt e parë shenjat e operacionit zor se duken, me përjashtim të rasteve kur personi shtrihet me kurriz ose ngre duart.  

Operacioni mund të kryhet edhe me qetësim lokal, por zakonisht bëhet me qetësim të përgjithshëm dhe shtrimi në spital zgjat 24 orë. Një ditë pas operacionit hiqen të gjitha fashat dhe mbahet një sutienë e posaçme, që e lejon personin që të kryejë veprimtaritë e përditshme lirshëm thjesht, duke shmangur lëvizjet e forta dhe të mëdha të duarve si dhe ngritjen e peshave. 

Sa i përket përmasave të gjinjve, besoj se duhet të jenë sa më të natyrshme që të jetë e mundur, pasi gjinjtë e një madhësie të panatyrshme kanë prirje të varen. Transplantimet janë të mundshme si në formë rrethore ashtu dhe anatomike, domethënë nisin të holla në majë dhe vazhdojnë më të trasha drejt fundit. Lloji i transplantimit, pozicioni i vendosjes, si dhe pika e prerjes do të varen dhe do të vendosen pas një analize të strukturës kockore si dhe të gjinjve ekzistues. Në disa raste, parapëlqehet të kryhet një prerje te sqetulla dhe transplantimi të vendoset nën muskul, ndërsa në rastet kur gjinjtë ekzistues kanë formë cilindrike, parapëlqehet prerja rreth thimthave për të pasur mundësinë për të kryer disa manovrime shtesë të cilat do të japin një rezultat më të bukur dhe të natyrshëm. 

Pas operacionit, funksionaliteti i natyrshëm i gjoksit mbetet, si për ushqimin e qumështit me gji ashtu dhe për sensualitetin dhe stimulimin e thimthave. Në rastet kur gjinjtë kanë një shkallë të ulët varjeje përtej madhësisë së vogël, operacioni do të korrigjojë edhe rënien. Gjithsesi, në rastet me një shkallë të madhe rënieje apo varjeje, duhet kryer një ngritje bashkë me zmadhimin në mënyrë që ta sjellim thimthin në nivelin e duhur. 

Në përfundim, duhet të përmendim se pas operacionit mund të realizohen të gjitha ekzaminimet klinike, përfshirë ekzaminimin nga mastologu si dhe ekzaminim zanor dhe mamografinë.

 
 
 
 
 
 
 
 
ενθέμα σιλικόνης κάτω και πάνω από το μυ